Më poshtë është shkrimi ku Ahmeti tregon arsyet e dorëheqajes nga mandatit i deputetit. Kryetari i Prishtinës, ishte deputeti i dytë më i votuar pas Albin Kurtit, me 76 mijë e 20 vota.
Postimi i Ahmetit:
Të nderuar bashkëqytetarë të Republikës,
Ju falenderoj tepër shumë për mbështetjen që na keni besuar si Lëvizje dhe mua si kandidat përmes votës tuaj në zgjedhjet e qershorit. Kur kam hyrë në listë pata thënë se duhet angazhuar të gjitha resurset për ta bërë ndryshimin, duke kandiduar edhe nga posti i Kryetarit të Kryeqytetit. Pata thënë se në qoftê se prania ime në listë shton vetëm një votë për Levizjen e për ndryshimin, ja vlen. Edhe ja vlejti me qenë pjesë e nje liste të ndryshimit. 200 mijë votuan për Levizjen. Mbështetja ishte e madhe edhe për mua si kandidat, duke më vendosur në pesëshen e pesë njerëzve me të votuar në Kosovë me 76 mijë vota, prandaj ju falenderoj me zemër.
Megjithatë, kushtetuta e Republikes thotë se një person nuk mund të mbajë dy poste te zgjedhura në të njejten kohë. Unë dje kam informuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se unë do të qendroj si Kryetar i Prishtinës dhe se heq dorë nga mandati i deputetit. 32 deputetët e Levizjes do ta mbrojnë me dinjitet besimin e dhënë. Ndërsa ne vazhdojmë me punën në komunë duke ndikuar edhe në ndryshimin në nivelin qendror.






















