Pasditja dhe deri mëngjesin tjetër, do të vijojnë me mot të kthjellët në gjithë ultësirën perëndimore por vranësira kalimtare do të ketë herë pas here në zonat verilindore dhe juglindore të vendit.
Sipas “MeteoAlb”a, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm gjatë mesditës duke bërë që qytetet Tiranë, Elbasan, Kuçovë, Fier, Berat dhe Gjirokastër të shënojnë vlera mbi 36 gradë C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 22 km/h nga drejtimi veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim 1 – 2 ballë.























