• Latest
  • Trending
  • All

Pushime në Turqi? Kujdes me paketat turistike, shtohen rastet e falsifikimit

06/07/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 25 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pushime në Turqi? Kujdes me paketat turistike, shtohen rastet e falsifikimit

06/07/2017
in Aktualitet, Lajme

Agjenci të caktuara, kanë sofistikuar mënyrat e vjedhjes, duke shkuar shumë larg abuzimeve që kemi dëgjuar deri tani si, nisja nga aeroporti me disa orë vonesë apo përballja me një resort ndryshe nga çfarë klienti ka parë e zgjedhur përmes broshurës.

Përfitim nga falsifikimi i moshës

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Meqë pjesa më e madhe e hoteleve në Turqi, i akomodojnë falas fëmijët deri në moshën 12-vjeçare, agjencitë tentojnë t’i regjistrojnë edhe të rriturit si të mitur. Ndryshimi i moshës i propozohet klientit nga kompania e udhëtimit, por ka edhe pushues, që nuk kanë qënë në dijeni të këtyre falsifikimeve. Edhe pse bëhen sot publike, abuzime të tilla kryhen prej vitesh, thotë Besnik Vathi, Nënkryetar i Shoqatës së Tour-Operatorëve.

“Ka abuzime monstruoze nga disa agjenci. Me qëllim përfitimin financiar, i regjistrojnë klientët me karta false, duke ndryshuar të dhënat personale, veçanërisht moshën. Në momentin e mbërritjes, agjenti shoqërues ose klienti (në rastet kur bëhet me kompromis), paraqet në hotel dokumentin më të dhëna të rreme dhe jo pasaportën që ka përdorur për udhëtimin. Vitin e kaluar janë zbuluar 40 raste të tilla njëherësh, kur edhe 20 apo 22-vjeçarët ishin deklaruar si të mitur, nën 12 vjeç, për t’u strehuar falas në hotel. Abuzimet që rrezikojnë prangosjen e pushuesve dhe ndjekjen penale të tyre, bëhen në shumë raste edhe pa dijeninë e klientëve”, thotë Vathi për Citizens Channel.

Ky është një nga dokumentet e falsifikuara, që paraqitet në resortin turistik, në momentin e mbërritjes dhe regjistrimit. Në faqen e parë, karta false ka stemën zyrtare të Republikës së Shqipërisë, si dhe shënimin “LEJE KALIMI”. Ndërsa në brendësi janë të shënuara gjeneralitetet e pushuesit, vendi ku do të udhëtohet, institucioni që ka autorizuar kartën si dhe vlefshmëria, data kur është lëshuar dhe deri kur lejohet të përdoret dokumenti.

Karta false e siguruar nga Citizens Channel, është përdorur në vitin 2013. Një vajze adoleshente, (emri është fshehur për arsye etike) i është ulur mosha, duke u shënuar më pak se 12 vjeçe.

Në këtë mënyrë, ajo ka paguar vetëm udhëtimin, ndërsa akomodimi është bërë falas në hotel. Përftimi i agjencisë apo klientes, sipas rastit, llogaritet të ketë qenë nga 300-500 euro.

Teksa tek intitucioni që supozohet se ka lëshuar dokumentin është shkruar MB (Ministria e Brendshme), vula është e paqartë. Veç këtij dikasteri, aty lexohet edhe “Ministria e Transportit”.

Edhe pse kjo e bën lehtësisht të kuptueshëm falsifikimin amator të kartës, në shumë raste recepsionistët e hoteleve në Turqi, nuk kanë mundur t’a zbulojnë edhe për shkak të mosnjohjes të gjuhës shqipe, që përdoret në vulë.

Prenotimi i pjesshëm

Po aq e përhapur, rezulton edhe një tjetër metodë abuzimi, prenotimi i pjesshëm në resort. Vathi tregon me detaje proçedurën që ndiqet, pas ankesave që kanë ardhur në Shoqatën e Tour-Operatorëve.

“Jo rrallëherë, agjensia bën prenotim të pjesshëm pavarësisht se merr gjithë vlerën nga klientët. Për një familje me katër anëtarë, që do të pushojë për 7 netë, agjencia bën pagesë të plotë vetëm për 2-3 ditët e para. Ndërsa për ditët e tjera deklaron largimin e njërit prej bashkëshortëve dhe një fëmije nga resorti, kur në fakt ata vazhdojnë të pushojnë atje. Një manovër e tillë është e vështirë të zbulohet nga punonjësit e hotelit, për shkak të fluksit të madh, por nëse ndodh, ky është një tjetër rast, kur pushuesi rrezikon prangat.”

Ndonëse ligji i parashikon qartë të drejtat dhe detyrimet e palëve në shit-blerjen e një pakete udhëtimi, konsumatorëve shqiptarë, nuk u garantohen as elementët bazë, mes të cilëve një kontratë e shkruar, e cila ndonëse nuk ka efekte vlefshmërie, kërkohet për shkak të rëndësisë në informimin e konsumatorëve. Këto të fundit kanë qënë dhe vijojnë të jenë të pambrojtur, duke u përballur me probleme të shumta. Ela H, pasi u njoh me “ofertat”, vendosi për një hotel të sapo ndërtuar në zonën e Alanias. Por në momentin që mbërriti në Turqi, u përball me një situatë që i shkatërroi pushimet e planifikuara.

“Nuk e mora vesh asnjëherë, nëse ishte gabim i agjencisë së njohur, apo vetë hotelit në llogaritjen e numrit të pushuesve. Na thanë që është i pamundur akomodimi aty, pasi hoteli ishte i tejmbushur. Më shkatërruan pushimet. Në këtë resort do t’u bashkohesha shoqeve të mia. Jo vetëm që nuk kërkuan ndjesë, por madje agjentët e konsideruan si një favor, me pretendimin se hoteli ku na dërguan, ishte me standart më të lartë.”

Dispozitat ligjore, (nenet V35-39 të VKM 65/2009), parashikojnë se organizatori përgjigjet për dëmet pasurore dhe jopasurore që ka pësuar konsumatori nga prishja e pushimeve, humbja e kënaqësisë së tyre, zhgënjimi dhe impresioni negativ. Por në fakt incidenti i klientes u mbyll vetëm, me një “shpërthim” të saj në rrjetet sociale, duke këshilluar te tjerët, që t’i rrijnë larg agjencisë që e mashtroi.

Qytetarë të painformuar për të drejtat e tyre

Pavarësisht abuzimeve të shumta, në vendin tonë mungojnë denoncimet nga qytetarët, të cilët nuk njohin sa duhet të drejtat e tyre, por gjithashtu nuk kanë dijeni për institucionet e ngarkuara posaçërisht me shqyrtimin e shkeljeve dhe marrjen e masave.

Ky fakt përforcohet edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë. Në Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, mësohet se për shkak të mungesës së ankesave, nuk ka pasur asnjë penalizim kundrejt agjencive. Në rastet e praktikave të padrejta tregtare, kur nuk bëhet fjalë për vepër penale, ligji parashikon kundravajtje administrative dhe gjoba për abuzuesit.

Drejtoresha e Tregut të Brendshëm, në Ministrinë e Ekonomisë Klotilda Neziri, tregon se në muajin Prill, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka monitoruar faqet online të 182 operatorëve turistike, përsa i përket informacionit parakontraktor që ata ofronin dhe për publikimin online të kontratës standarde për paketat turistike. Ky proçes, është finalizuar vetëm me sugjerime për përmbushje të kritereve të duhura.

Gjatë viteve te fundit, në përpjekje për t’i dhënë konsumatorit shqiptar, të njëjtat të drejta si konsumatorëve europianë, janë miratuar një sërë ligjesh e aktesh nënligjore. Pavarësisht kësaj, informaliteti në të cilin operon industria e turizmit, përfshirë edhe tregun e udhëtimeve, mbetet në nivele të larta, duke e lënë të pambrojtur qytetarin.

Tags: albanian
Previous Post

Vdesin katër anëtarë të një familjeje në një kanion në Spanjë

Next Post

Zharku nuk e mohon shkuarjen në të pame për Lavdrim Muhaxherin (Video)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Zharku nuk e mohon shkuarjen në të pame për Lavdrim Muhaxherin (Video)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.