Por, në fshati Milloshevë të Obiliqit dy ankues kanë njoftuar se për shkaqe të panjohura u janë djegur arat të cilat i kishin të mbjella me grurë. Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësitë e zjarrfikësve e kanë fikur zjarrin. Sipas ankuesve nga zjarri janë djegur rreth 2.1 hektarë.
Në fshati Rufc të Lipjanit ka pësuar po ashtu një bujk. Për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive pronë e ankuesit mashkull K-Shqiptar.
Si pasojë e zjarrit janë djegur një sasi e ushqimit të bagëtive si dhe pjesërisht është djegur një traktor i cili ishte i parkuar afër stallës.
Nuk raportohet për të lënduar.























