Shqyrtimi i këtyre ankesave pritet të bëhet më së voni deri ditën e nesërme (e premte).
Kështu i ka thënë lajmi.net, zyrtarja për informim nga Gjykata Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.
“Gjykata Supreme është duke i shqyrtuar ankesat dhe do t’ju informoj me kohë. Afat kemi deri ditën e nesërme”, ka thënë ajo.
Këto ankesa janë bërë nga kandidatë për deputetë dhe subjekte politike.























