“Mbrëmë në ora 01:10 pas mesnate, është raportuar për gjetjen e një vajze të shtrirë në rrugë, të cilës i është ofruar ndihma mjekësore. Trafiku rajonal ka arritur në vendin e ngjarjes dhe e ka marr rastin. Aty kanë dal edhe emergjenca dhe njësia policore, tani rasti është nën hetime”, ka thënë Bislimi.
Sipas një videoje të siguruar nga Indeksonline, shihet ekipi mjekësor duke i ofruar ndihmë viktimës. Aty shihet se vajza ka disa lëndime trupore, që nuk dihet se nga çka i janë shkaktuar.






















