Pas bisedës me denoncuesin e vjedhjes, është bërë e ditur se një veturë BMW-X5 me targa italiane dhe një tjetër GOLF-7 me targa vendore kishin qenë të parkuara njëra në oborrin e shtëpisë dhe tjetra në parkingun e restorantit, pronë e familjes, njofton Policia e Kosovës.
Gjatë orëve të natës, të dyshuar të panjohur pasi kishin hyrë në katin e parë të shtëpisë, kishin kryer kontroll dhe kishin vjedhur ca para dhe çelësat e veturave me të cilat janë larguar në drejtim të panjohur.
Vlera e veturave, sipas ankuesit është njëra 12000 dhe tjetra 27000 euro. Hetues policorë po punojnë për zbardhjen e rastit.






















