Gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Drenasit, më 28 qershor, Lladrovci akuzoi Drenorin se “ka vjedhur më shumë vota se secili kandidat tjetër në Vetëvendosje”.
“Prej 700 votave ke ra në 70, ma shumë se tanë tjerët në Vetëvendosje ke vjedhë. Mos i manipulo qytetarët”, i thotë Lladrovci, Drenorit gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Drenasit, raporton Insajderi.
Drenori është asamblist komunal në Drenas, derisa në zgjedhjet e 11 qershorit garoi si kandidat për deputet nga radhët e VV-së.






















