Gjykata nuk ka dhënë ndaj asnjërit masë paraburgimi duke lënë në gjendje të lirë 94 personat e akuzuar, mes tyre edhe politikanë të lartë si ish-kryeministri Nikolla Gruveski.
Ndërsa për disa të dyshuar ka dhënë vendim masën e përkujdesjes “marrja e pasaportës” dhe detyrim paraqitjeje çdo të hënë në Gjykatë.
Kjo do të thotë se Këshilli Penal ka refuzuar kërkesat për paraburgim të Elizabeta Kançeska-Milevska, për Vlladimir Peshevskin i cili është i dyshuar për ndërtimin e autostradave dhe për Toni Trajkovskin kryetar i Komunës së Gazi Babës.
Sa i përket ish-kryeministrit Gruevski dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov , për të cilët është kërkuar paraburgim, Gjykatanjoftoi se ka caktuar trupën gjykuese.
Prokuroria Speciale pritet të dërgojë edhe materiale shtesë për dy raste në Gjykatën Penale.
VMRO-DPMNE e Gruevskit e ka cilësuar si sulm politik akuzën e Prokurorisë Speciale, duke thënë se kjo e fundit është në shërbim të LSDM-së.






















