Simiq tha për agjencinë e lajmeve Beta se nesër do të bëjnë ankesë në KQZ dhe nëse Paneli për ankesa nuk merr parasysh ankesën e Listës Serbe, atëherë sipas tij shumë lehtë mund të ndodhë që kjo parti të mos e pranojë këtë proces zgjedhor.
Sipas rezultateve të publikuara sot nga KQZ, nga njëzet kandidatë të Listës Serbe për deputet në Kuvendin e Kosovës, sipas numrit të fituar të votave janë zgjedhur nëntë Sasha Milosavleviq, Jasmina Zhivkoviq, Jelena Bontiq, Zoran Mojsiloviq, Milana Nikoliq, Verica Çeraniq, Srgjan Mitroviq, Igor Simiq dhe Branimir Stojanoviq.























