“Një koalicion ka dalë fitues, që është ky koalicion. Unë besoj që vendit i duhet urgjentisht krijimi i institucioneve, krijimi i qeverisë”, ka thënë Limaj për RTV Dukagjini.
“Pres që në afatin optimal, në afatin e paraparë me ligj, të konstituohen organet, institucionet e vendit, dhe të fillohet me punën”, është shprehur Limaj.
“Dhe, pres që mandatari ynë, zotëri Haradinaj, të votohet në Parlament, dhe kështu të fillojë puna”, ka thënë ai.
Limaj ka theksuar se nuk sheh asnjë arsye që të mos ndodhë kjo.
“Ne si partnerë ia kemi dhënë autorizimin Haradinajt që t’i bëjë ftesë grupeve politike, për të ndërtuar partneritet qeverisës, dhe kjo do të ndodhë në ditët në vijim”, ka thënë Limaj.























