Sipas këtyre rezultateve, ajo ka 5614 vota, 37 më pak se Mirjeta Kalludra e LDK-së e cila me 5651 vota, arriti të sigurojë ulëse në Parlamentin e ri.
Zv.Presidentja e AKR-së ishte femra me bagazhin më të lartë akademik nga 120 emrat e listës konkuruese të Koalicionit LDK-AKR-Alternativa. Njëherit ndër femrat më të shkolluara të të gjitha listave konkuruese, si dhe doktoresha më e re në shkencat mjekësore.
Ajo ka kryer 6 vite të Fakultetit të Mjekësisë. Më pas 3 vite specializim, duke vazhduar më pas edhe me 4 vite Doktoraturë. Pos kësaj, Reshitaj është e diplomuar edhe në Fakultetin e Arteve, dega e Dramaturgjisë.
























