Rasti ka ndodhur në rrugën lokale Talinoc i Muhaxherëve-Rahovicë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se, sipas raporteve nga vendi i ngjarjes, ngasësi i veturës me targa lokale, ( L.S 17 ), si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin duke dalur nga rruga dhe rrokulliset me automjet.
Me këtë rast ,ngasësi merr lëndime të rënda trupore dhe nga ana e mjekut në Emergjencën e Ferizajt është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me rast janë duke u marrë hetuesit e Njësisë së trafikut rrugorë Ferizaj.























