Njëra ndër figurat më të zëshme të LDK-së, Vjosa Osmani ka fituar bindshëm më shumë vota se sa kreu i AKR-së Behgjet Pacolli. Osmani në zgjedhjet e 11 qershorit ka arritur që të grumbullojë plot 64 mijë e 131 vota.
Me këtë rezultat, ajo pos që ka lënë prapa shumë nga njerëzit e fuqishëm brenda strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u renditur e dyta në listën e LAA-së, ajo la pas edhe liderë të partive politike.
Ndërkohë që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka fituar 35 mijë e 775 vota në zgjedhjet e 11 qershorit.























