Delegacioni afarist nga shteti i Iowas i drejtuar nga David Maahs, u takua me kompanitë e sektorit të Teknologjisë Informative, për të mësuar rreth potencialeve që ky sektor mund të ofrojë për bizneset amerikane, posaçërisht në fushën e nënkontraktimit të proceseve afariste.
Gjatë takimit anëtarët e Odës Amerkane patën mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe sfidat me të cilat bizneset e tyre vazhdojnë të përballen, përfshirë qasjen në financa për bizneset e reja, si sfidën kryesore që një biznes të zhvillohet dhe të rritet.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka bashkëpunim të ngushtë me disa organizata në shtetin amerikan të Iowas me qëllim të fuqizimit të partneritetit vëllazëror shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Iowas.






















