Në këtë konkluzion ka arritur Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe, sipas të cilës shqiptarët kanë ndikim të madh në krimin e organizuar në shtetin ishullor.
Raporti thekson gjithashtu se bandat shqiptare kanë ndikim të madh veçanërisht në tregun e kokainës, raporton BBC.
Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar thanë se bandat e shqiptarëve janë kryesisht të dhunshme, shkruan tvklan.
Londra është qendra kryesore e këtyre bandave, thotë raporti, por ato janë krijuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë raport evidentohen edhe grupe të tjera rivale të bandave shqiptare, si serbe dhe turke që janë të përfshira gjithashtu në trafikun e kokainës përmes rrugëve detare, kurse grupe të tjera sërish turke dhe pakistaneze mbizotërojnë në trafikun e heroinës.






















