Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e enjte, 29 qershor, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor 2017”, ka thënë Elezi për lajmi.net.
Në bazë të rezultateve jozyrtare, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka siguruar 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje 32, koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29.























