Haradinaj ka treguar se takohet me zyrtarë të Lidhjes Demokratike e të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që me ta, siç thotë ai, i lidhin etapa të ndryshme. Ai ka shpjeguar raportet e mira që ka me anëtarë të partive që po i kundërshtojnë koalicionet me PAN’in.
Kandidati për kryeministër ka thënë se ai dëshirohet në pozitën që po e synon edhe nga deputetë jashtë PAN’it, por që pengesë për ta mbështetur atë janë qëndrimet partiake e edhe fakti që pjesë e gjithë kësaj është edhe PDK.
Ndërsa për qeverinë, Haradinaj thotë se do ta formojë sapo t’i jepet mandati, e do të provojë që të bind LDK’në, e nëse kjo dështon, shpresat i ka te deputetët që tashmë, thotë, se ia kanë konfirmuar mbështetjen.






















