“Duket se ata e kanë marrë seriozisht këtë paralajmërim”, theksoi Mattis, i cili u nis për të marrë pjesë në takimin ministerial të NATO-s në Bruksel, para gazetarëve, përcjell Atsh.
SHBA-ja akuzoi të hënën në mbrëmje regjimin sirian të Bachar al-Assad për përgatitjen e një sulmi tjetër kimik dhe u shpreh e gatshme për t’iu kundërpërgjigjur ashtu si kishte bërë pas një sulmi kimik të dyshuar në Khan Sheikoun, që shkaktoi të paktën 88 të vdekur që prej fillimit të prillit.























