Fillimisht sqarojmë se titulli nuk ka pasur asnjë tendencë, dhe qëllim denigrimi të askujt.
Është përvjedhur një gabim, që është përmirësuar menjëherë duke iu kthyer titulli i mediumit që e ka publikuar artikullin.
Ndërsa ky është reagimi i Komunës së Prishtinës
“Pershendetje,
Sot në portalin tuaj e keni publikuar një artikull mbi ndërtimin e një pompe derivatesh në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë nga Kompania Patroni, me titullin “Shpend Ahmeti e lëshon tokën e shtetit me qira, aty ndërtohet një pompë e benzinës”. Ky artikull i marrë nga Gazeta Zëri edhe pse në brendësi të tij sqaron se toka ku po ndërtohet pompa i është dhënë kompanisë në fjalë me qira për 5 vjet nga Ministria e Bujqësisë, megjithatë ju i keni vënë titull insinuativ sikur është Kryetari i Komunës ai që ua ka dhënë tokën për ndërtim. Ne konsiderojmë që kjo është bërë qëllimisht për ta dëmtuar figurën e Shpend Ahmetit, prandaj do t’iu ngrejmë padi për shpifje”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.























