Përmes një statusi në “Twitter” Selami shkruan: “Demokratë të nderuar, me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”
Selami ka qenë një ndër zërat kritik të linjës opozitare të ndjekur nga kreu i selisë blu Basha, kësisoj ai nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë.
Shpallja e kandidaturës nga Selami vjen pas deklaratës së djeshme për mediat të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ku ai bëri me dije se kishte vendosur që të ngrijë funksionin e kryetarit të PD-së duke nisur procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, por nuk deklaroi dorëheqjen nga posti.
Demokratët pritet t’u drejtohen në korrik kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të partisë.






















