• Latest
  • Trending
  • All

Festa e Bajramit në fëmijërinë time

26/06/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 10 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Festa e Bajramit në fëmijërinë time

26/06/2017
in Aktualitet

Daut Dauti

Kohëve të fundit, Bajrami për mua nuk është vetëm festë dhe vetëm fetare. Ai, si gjithmonë, vjen dy herë në vit për të ma kujtuar fëmijërinë. Atëherë, në mesin e fëmijëve të lagjës sime, nuk kishte festë më të madhe. Dikur, për shkak të zhvillimit të teknologjisë, kryesisht pas ardhjes së televizorit, Viti i Ri ia mori anën Bajramit. Ekzistonin edhe festa tjera, si psh 1 dhe 25 Maji, 29 Nëntori e disa festa tjera të kësaj natyre por ato nuk ishin për shtëpi, familje, farefis e shokë. Ishin të shtetit dhe festoheshin në shkollë, në rrugë ose nëpër fusha e male. Dhe si të tilla, pasi që nuk sillnin atmosferë në shtëpi e familje, nuk i bënim shumë hesapë. Prandaj, kurrë nuk ia uronim njeri tjetrit këto festa dhe nuk kishim zhvilluar ndonjë ndjenjë për to.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Festa e Bajramit sillte një ‘elektrizim’ te ne fëmijët pasi që jeta jonë gjatë dy – tri ditëve ndryshonte shumë për të mirë. Prindërit na blenin tesha të reja kurse sofra pasurohej në mënyrë tejet lakmuese. I veshja rrobat më të mira që kisha dhe kjo gjë më ka mbetur shprehi të cilën e praktikoj edhe sot. Ushqimet tona të preferuara, siç ishte mishi dhe ambëlsirat, të cilat i hanim rrallë, gjatë Bajramit ngopeshim me to. Edhe sot i shoh lëvizjet e babës që i bënte një ditë para Bajramit. Shkonte e vinte disa herë nga dyqanet dhe pazari për të sjellur në shtëpi gjërat që nëna do t’i gatuante të nesërmen por disa edhe atë ditë. Në të dy duart baba mbante ato shportat në formë rjete të endura nga fijet e plastikës të cilat i quanim ‘mrezha’. Shtëpia mbushej edhe me aroma të gjellërave të shijshme. Një atmosferë gëzimi e kaplonte shtëpinë tonë, lagjen dhe tërë qytetin.

Atë ditë, unë shkoja te berberi për t’i qethur flokët se herave tjera këtë punë e bënte baba im. E shtronte një qarshaf në mes të dhomës dhe, përkundër dëshirës sime, më ulte në një nga sandalitë që rrinin nën një tavolinë të vjetër, anash kredenacit. Pastaj, i merrte një palë gërshërë, të vetmet që kishim në shtëpi, me të cilat behshin të gjitha prerjet tjera në shtofra, letër apo penjë të ndryshëm dhe me to i hynte sipërfaqës së kokës sime pa ndonjë zanatë e as përkushtim. Me kokë ulur dhe zemër të thyer e shikoja rënien e duqave të flokëve mbi trup e prehër dhe e paramendoja veten se si do të dukem në pasqyrë. Kur dëgjoja fjalët e tij ‘eh tash je mirë’ e dija se qethja kishte përfundnduar. Nuk behësha shumë merak pasi që edhe fëmijët tjerë, moshatarë të mi, i nënshtroheshin kësaj qethjeje si unë. Në fund të fundit të gjithë dukeshim njësoj edhepse mundoheshim ta shpotsnim njëri tjetrin se cili përngjante më shumë se tjetri në dele apo dhi të qethura në pranverë.

Berberi e mbante veten për turk dhe me këtë gjuhë fliste me tre a katër vizitorët e tij të përditshëm. Kur hynte ndonjë malësor me pamje të egër, nga ata me plis dhe të parruar me javë e të paqethur me muaj, ata qoheshin në këmbë për t’i bërë vend në një bankë ku uleshin vazhdimisht, dhe njëkohësisht, e ndërronin gjuhën dhe ia krisnin muhabetit shqip. Kur më vinte mua radha, berberi nuk më pyeste fare për mënyrën e qethjes. Dihej stili: ‘tarzanski’. Një qirak i tij ma vendoste në qafë një lloj postave të bardhë derisa berberi i vringëllonte gërshërët në ajër. Më mbusheshin sytë me lotë nga flokët që mi shkulte me gërshërët e topitura. Ama, për të më qethur, më qethte mirë. Në fund, berberi ma jepte nje shuplake në qafë dhe në shenjë të përfundimit të punës së tij, thoshte:’me shnet’. Ngritesha në këmbë, dhe derisa qiraku mi shkundte qimet nga qafa e trupi me një fshisë të vogël por të vrazhdtë, e shikoja vetën në pasyrë dhe dilja jashtë i gëzuar.

Bajramit nuk i gëzohesha vetëm pse qethesha te berberi. Një gëzim tjetër ishin paratë që i merrnim nga të moshuarit të cilëve ua uronim këtë festë. Në një mënyrë ne e dinim se kush dhe sa para do të na jepte pasi që ‘gjymertësinë’ e tyre e mbanim mend nga Bajrami i kaluar. Paratë që merrnim ishin metelikë që ne u thoshim ‘banka’. Banknotat kishin vlerë të madhe dhe nuk na jepte kush nga to. Merrnin nga 5 apo 2 banka që në realitet ishin 50 apo 20 dinarë. Dikush na jepte edhe metelikë të bardhë që ishin para (njësi më e vogël se dinari) dhe nuk kishin ndonjë vlerë. Me 5 banka apo 50 dinarë te ‘gorani’ i lagjes sonë mund të blihej një akullore.

Pas dite, kur më nuk vinin mysafir dhe kur shterrej mundësia e marrjes së parave, ne fëmijët mblidheshim te ura e lagjes ku vinte rruga kryesore nga qendra e qytetit. Aty, në cep të qytetit përfundonte kalldërmi dhe matanë urës fillonte një rrugë makadami. Te parmakët e urës e nxjerrnim thesarin nga xhepat dhe ia tregonim vlerën njëri tjetrit. Disa edhe luanin lojën ‘turra – jaz’ dhe varësisht nga fati, e shtonin apo edhe zvoglonin shumën e parave që kishin para lojës. Atë ditë ia uronim Bajramin njëri tjetrit dhe shfrytëzonim rastin që të pajtoheshim edhe me ata që ishim hidhëruar për ndonjë arsye. Bëheshim shokë edhe me ata që i kishim ‘tullusuma’.

Terri dhe uria na detyronte të ktheheshim në shtëpi. Për darkë, por shpesh edhe për të nesërmen, hanim ushqimin që kishte tepruar nga dreka e Bajramit. Nuk kishte dert se edhe mbetja ishte e mirë. Pas darke, kur shkoja për të fjetur, i shikoja rrobat e reja dhe i numëroja paratë edhe një herë. Nga disa herë i merrja nëpër dorë metelikët duke e kujtuar se kush ishte ai që ma kishte dhënë këtë apo atë ‘bankë’. Në heshtje, para gjumit, mundohesha ta gjeja arsyen pse të gjitha ditët nuk ishin si dita e Bajramit? Pse nuk hanim ushqim të mirë, pse nuk kishim para dhe gëzim çdo ditë, sikur për Ditën e Bajramit?

Lagja ime dhe njerëzit e saj, nga atëherë, kanë pësuar shumë ndryshime. Shpresoj që ndjenjën e gëzimit ta kenë ruajtur së paku për këto dy-tri ditë.

Previous Post

Lobimi për Rrugën e Arbërit tani kërkon drejtim të ri

Next Post

Projeksioni i orës 11:00 ja si ndahen mandatet në rang vendi mes PS, PD dhe LSI

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Projeksioni i orës 11:00 ja si ndahen mandatet në rang vendi mes PS, PD dhe LSI

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.