“Të drejtat e shtetasve janë në krye të prioriteteve të BE-së për 27-ë vendet anëtare në negociatat me Britaninë e Madhe, që nisën zyrtarisht të hënën në Bruksel, theksoi Tusk gjatë një konference shtypi duke përfunduar një samit të liderëve evropianë në Bruksel.
“Nëse krahasojmë të drejtat që gëzojnë aktualisht evropianët që jetojnë në Britaninë e Madhe, është e dukshme që bëhet fjalë për reduktim të të drejtave të shtetasve”, u shpreh Tusk. Roli ynë në këto negociata është parandalimi i këtij rreziku”, tha ai, shkrua ATA.
May u shpreh nga ana tjetër se ka bërë një propozim “të drejtë dhe serioz” parashtruar të enjten në mbrëmje homologëve evropianë, duke bërë publike synimet e vendit të saj në lidhje me të drejtat e tre milionë shtetasve evropianë që banojnë në Britaninë e Madhe.






















