• Latest
  • Trending
  • All

A po bëhet fenomen deklarimi i mangët i pasurisë?

23/06/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 12 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A po bëhet fenomen deklarimi i mangët i pasurisë?

23/06/2017
in Aktualitet, Lajme

“Gazeta Jeta në Kosovë” ka gjetur se ish-deputetë: Adem Grabovci, Blerta Deliu-Kodra, Elmi Reçica, Ganimete Musliu, Nuredin Lushtaku, Safete Hadërgjonaj dhe Zenun Pajaziti nuk kanë deklaruar vlerën e pasurisë së tyre të paluajtshme dhe të luajtshme.

Formularin e pasurisë nuk e kanë plotësuar tek rubrika e vlerësimit të pasurive edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe ai i Leposaviqit, Dragan Jablanoviq. Pronat e tyre të paluajtshme që janë deklaruar janë shtëpitë, banesat, trojet, vilat, kontrollim teknik, objekte banesore…

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Formulari i deklarimit të pasurisë që është unik për të gjithë zyrtarët i ka rubrikat të cilat duhet të plotësohen. Në mesin e hapësirave që zyrtarëve të lartë u kërkohet të plotësohet është edhe vlera e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Agjencia Kundër Korrupsion thotë se do t’u kërkohet të gjitha zyrtarëve që formularët të plotësohen në plotëni, ashtu siç kërkohet.

Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit thotë se mbajnë shënime për të gjithë formularët e paplotësuar.

Edhe pse formularët publikohen, Havolli thotë se AKK-ja do të kërkojë nga zyrtarët që t’i plotësojnë rubrikat e zbrazura.

“Për secilin rast kur evidentohet se formulari nuk është plotësuar sipas kërkesave apo se janë lënë rubrika të zbrazëta, ne i drejtohemi zyrtarit respektiv me shkresë zyrtare me ç’rast i kërkojmë që të plotësohet formulari (kontrolli paraprak bazuar në ligjin nr. 04/L-050 dhe ligjin nr. 04/L-228 për plotësim ndryshim, neni 15)”, tha Havolli për “Gazetën JnK”.

Në rast të mosplotësimit të formularit, ai paralajmëroi se rastet do të dërgohen në prokurori.

“Në rastet kur zyrtari i lartë publik nuk i përgjigjet kërkesës tonë, Agjencia në konsultim me Prokurorinë e Shtetit merr masat adekuate në pajtim me legjislacionin aktual në fuqi”, tha Havolli.

Tutje, kreu i AKK-së shpjegoi se këto raste do të evitoheshin në rast se zyrtarët e AKK-së do të kishin kohë të mjaftueshme që t’i analizojnë formularët e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët e lartë. Kontrolli dhe plotësimi para se formularët të publikohen është i pamundur, sipas tij, për dy arsye.

“Në të shumtën e rasteve, formularët nuk i sjellin vetë zyrtarët e lartë publikë, por përmes personave të autorizuar. Situata bëhet edhe më e vështirë edhe për faktin se rreth 40% e formularëve dorëzohen në tre ditët e fundit të afatit dhe mundësitë tona për të kontrolluar saktësinë e plotësimit të formularëve janë shumë të kufizuara”, tha Havolli.

Formularët e paplotësuar të deputetëve

Në listën e mosdeklarimit të vlerës së pasurisë së paluajtshme është ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Sipas deklarimit në AKK, ai posedon dy banesa, njëra 80 metra katrorë në emër të tij, ndërsa banesa tjetër prej 117 metra katrorë në emër të fëmijëve dhe tokë.

Grabovci nuk ka deklaruar as për vlerën e veturës së tipit BMW. Të njëjtën deklarim për pasurinë e paluajtshme dhe të luajtshme Grabovci e kishte deklaruar edhe gjatë vitit 2016 duke e vlerësuar sërish me zero.

Pjesa e deklaruar e tij është prej 11 mijë e 274 euro para të gatshme në bankë së bashku me bashkëshorten e tij dhe kredia prej 15 mijë euro.

Sipas deklarimit të pasurisë, Grabovci ka të hyra vjetore të përbashkëta prej 32 mijë e 646 euro.

Të njëjtën metodë e ka përdorur edhe bashkëpartiakja e Grabovcit, Blerta Deliu- Kodra. Ajo në AKK ka deklaruar se posedon patundshmëri prej 168.20 ari dhe shtëpi prej 240 metra katrorë. Vlera e krejt kësaj pasurie është e deklaruar me zero.

Po ashtu deputetja Deliu-Kodra ka deklaruar se posedon dy vetura, njëra e tipi “Mini” dhe tjetra “Lexus” dhe nuk ka të specifikuar vlerën e tyre.

Deliu- Kodra të vetmin deklarim e ka në AKK vlerën prej 4 mijë e 799 para të gatshme të saja dhe fëmijëve si dhe kredinë prej 10 mijë euro.

Deputeti tjetër i PDK-së, Elmi Reçica i është bashkangjitur “karvanit” të bashkëpartiakëve të tij, duke mos deklaruar vlerën e pasurisë së tij të paluajtshme. Reçica në AKK ka deklaruar se posedon shtëpi, banesë, tokë dhe vilë të përfunduar ndërsa nuk ka deklaruar se sa është vlera e tyre. Po ashtu Reçica nuk ka deklaruar as vlerën e veturës së tipit “Passat” që ai e posedon.

Reçica ka deklaruar vetëm paratë e gatshme që i posedon në vlerë prej 12 mijë e 770 dhe kredinë prej 25 mijë euro.

Listës së mosdeklarimit të vlerës së pasurisë i prin edhe Nuredin Lushtaku nga PDK-ja i cili posedon tokë, shtëpi, kontrollim teknik të automjeteve, truall dhe objekt afarist banesor. E gjithë kjo pasuri e paluajtshme është deklaruar me zero nga Lushtaku. Edhe makina e tij e tipit “Mercedes” është deklaruar me vlerë zero.

Por njëjtë sikurse bashkëpartiakët e tij, Lushtaku ka deklaruar se ka para të gatshme në vlerë prej 9 mijë e 223 euro. Paga e tij vjetore si deputet i Kuvendit të Kosovës arrin në 20 mijë 358 euro.

Po ashtu, vlerën e pasurisë nuk e ka treguar as Safete Hadërgjonaj, e cila është pjesë e Komisionit për Buxhet dhe Financa. Ajo ka deklaruar në AKK se posedon toka dhe shtëpi por nuk ka specifikuar se sa është vlera e tyre. Vetura e deputetes Hadërgjonaj është deklaruar të jetë 12 mijë euro.

Por në deklarimin e AKK-së, shihet që Hadërgjonaj ka 37 mijë euro para të gatshme dhe kredi në vlerë prej 25 mijë euro. Të hyrat e saja vjetore për vitin 2017 kanë qenë 29 mijë euro.

Të njëjtin veprim e ka bërë edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu. Në AKK , Musliu ka deklaruar se posedon veturë duke mos i përcaktuar vlerën.

Po ashtu ajo ka shkruar se ka edhe kredi por duke mos ia përcaktuar vlerën e saj. Të hyrat vjetore të deputetes Musliu janë 21 mijë e 614 euro.

As deputeti tjetër i PDK-së, Zenun Pajaziti, nuk ka deklaruar vlerën e pasurisë së tij të paluajtshme. Në AKK, Pajaziti ka deklaruar se posedon shtëpi, banesë, truall dhe shtëpi në ndërtim. E gjithë kjo pasuri është vlerësuar me zero.

Po ashtu, të njëjtën vlerë e ka dhënë edhe për dy veturat që posedon ndërsa ka deklaruar se ka para të thata së bashku me bashkëshorten e tij në vlerë prej 2 mijë e 378. E deklaruar nga Pajaziti është krediti prej 50 mijë euro. Të hyrat vjetore të Pajazitit janë 49 mijë e 994 euro.

Zbrazëtirat në formular derivojnë nga zbrazëtirat ligjore

Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Çohu!”, Arton Demhasaj tha për “Gazetën Jeta në Kosovë“ se ky ligj ka zbrazëtira ligjore që sipas tij janë të rrezikshme dhe e minojnë rëndësinë e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët në Kosovë.

“Problemi është se ligji nuk e specifikon në mënyrë të detajuar që zyrtari është i obliguar me dhanë deklarimin e pasurisë së paluajtshme ose të luajtshme në vlerë reale të tregut. Edhe kjo po jep shumë pasoja ku shumë zyrtarë vlerën e pasurisë së tyre e japin më shumë se vlera e tregut, sepse ashtu u konvenon dhe ka zyrtar që e deklarojnë vlerën e paluajtshmërisë së tyre shumë të ultë ose e deklarojnë zero, thjeshtë nuk e vlerësojnë. Këto janë zbrazëtira ligjore që ligji i lejon”, tha Demhasaj.

Demhasaj tha se deklarimi i pasurisë së paluajtshme me vlerën zero munde të shndërrohet në një fenomen dhe mund të përhapet në vitet e ardhshme kur zyrtarët e deklarojnë pasurinë e tyre.

Drejtori i organizatës “Çohu” tha se Ligji për Deklarimin dhe Prejardhjen e Pasurisë, ka edhe mangësi tjera.

“Ligji nuk e ka vetëm këtë zbrazëti. Janë edhe një mori zbrazëtirash të tjera që e pamundësojnë dhe e minimizojnë vlerën dhe deklarimin e pasurisë. Zyrtarët nuk e deklarojnë as pasurinë që e kanë jashtë shtetit, për shkak se nuk ka as ligji por as Agjencia mekanizma për ta verifikuar pasurinë që zyrtarët mund ta kenë jashtë shtetit. Pastaj është edhe deklarimi i njëjtë i parave “cash” dhe problemi i prejardhjes së pasurisë që shumë shpesh nuk i deklarojnë ose e deklarojnë që janë pronë e përbashkët”, tha Demhasaj.

Tags: albanian
Previous Post

Lutfi Haziri: Kushdo që e keqpërdor fenë për qëllime meskine, nuk i takon islamit!

Next Post

Bota arabe kushtëzon Katarin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Bota arabe kushtëzon Katarin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.