Haradinaj i cili është i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, ka thënë se me Minxhozin kanë biseduar për procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit, dhe krijimin e institucioneve.
“Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Qemal Minxhozi, me të cilin bisedova për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e krijimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar ai në facebook.
Haradinaj ka thënë se në takim kanë biseduar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Kreu i AAK-së ka zhvilluar takime me disa nga ambasadorët e akredituar në Kosovë që pas përfundimit të zgjedhjeve më 11 qershor.






















