Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur një pistoletë me 15 fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të fortë viktimën femër K/Shqiptare, me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.






















