• Latest
  • Trending
  • All

Koalicioni i ardhshëm qeverisës synon votat e komuniteteve pakicë

21/06/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 10 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Koalicioni i ardhshëm qeverisës synon votat e komuniteteve pakicë

21/06/2017
in Aktualitet, Lajme

Ata konsiderojnë se mandatari që do të merr besimin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, krahas bisedimeve që mund të ketë me partitë politike të shumicës, përkatësisht ato shqiptare, të njëjtën kohë duhet të zhvillojë bisedime edhe ma partitë politike nga radhët e komuniteteve.

Komuniteti serb, përfaqësohet me 10 deputetë në Kuvend sa kanë edhe komunitetet tjera jo serbe.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Politologu Ramush Tahiri, mendon se të gjitha partive politike nga radhët e komuniteteve iu takojnë vendet si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri, dhe në këtë drejtim, sipas tij, nuk ka kufizime e as përjashtime.

“Mandatari, bisedimet i zhvillon me të gjitha partitë politike, në mënyrë të barabartë, varësisht nga interesi që ka dhe numrave që i duhen. Pra, pa marrë parasysh a janë parti të komuniteteve jo shumicë apo janë parti shqiptare”, tha Tahiri.

Në opinion, sipas Ramush Tahirit, është krijuar një perceptim se nëse krijohet koalicioni me votat e Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera nuk është shumë e ndershme.

“Në opinion është krijuar bindja që duhet njëherë të sigurohen numrat e shumicës shqiptare edhe mandej të bisedohet me komunitete. Ky është një qëndrim jo i drejtë, sepse të gjitha komunitetet janë qytetarë të barabartë të Kosovës dhe i kanë të drejtat e barabarta, pavarësisht prej përkatësisë së tyre etnike. Për atë është parim që të bisedohet barabartë me secilin varësisht nga kërkesa dhe oferta”, tha Tahiri.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se minoritetet janë faktor konstituiv i shoqërisë dhe shtetit të Kosovës, por vendimet dhe koalicionet nuk mund të kushtëzohen nga pakicat.

“Do t’i respektojmë. Ideale do të ishte që të mos kishim varshmëri nga minoritetet, për hir edhe të vet interesave të komuniteteve. Por, do të jenë pjesë integruese e një procesi kushtetues, të respektimit të një rezultati zgjedhor. Në të njëjtën kohë, të kemi edhe një përfshirje sa më të gjerë të faktorëve politikë të cilët janë të Kosovës, në emër të interesave të qytetarëve”, ka deklaruar Veseli, duke shtuar se roli i komuniteteve duhet të shihet si pozitiv, ‘por vendimmarrja do të duhet të jetë produkt i Kosovës’.

Ndërkaq, njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjell Nojkiq, tha për Radion Evropa e Lirë se është e qartë që serbët do të marrin pjesë në formimin e Qeverisë së re në Kosovë, dhe se sipas tij, pa ata Qeveria nuk do të mund të formohet.

Duke iu referuar sidomos Listës Serbe, e cila po shihet me dyshime nga pjesa më e madhe e spektrit politik për shkak të varshmërisë që e ka nga Beogradi zyrtar, Nojkiq tha se kjo Listë, e cila do t’i ketë 9 ulëse në Kuvend mund të sjell probleme për koalicionin e ri.

“[Ata ] do të paraqesin kushte si deri tash – krijimi i Asociacionit. Tani gjithashtu mundohen edhe për vendet tjera krahas dy ministrive. Besoj që shumica e përfaqësuesve të shqiptarëve nuk do të lejojnë që të varën shumë nga serbët. Ata mund të jenë pjesë e një qeverie dhe shumicës, por jam i sigurt që nuk do të lejohet që nga ata të varet fati i ligjeve apo çështjeve tjera pa marrë parasysh a është kryeministër Haradinaj apo Kurti. Jam i sigurt që do të mundohen që t’u ikin shantazheve të serbëve”, tha Nojikiq.

Duke qenë fituese, në raport me subjektet tjera politike nga komuniteti serb, Lista Serbe, e cila pretendon se i ka fituar nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës, i ka dërguar mesazhe Qeverisë së ardhshme të Kosovës, se asnjë ndryshim kushtetues nuk do të mund të bëhet pa harmonizimet me këtë subjekt politik.

Nga gjashtë subjektet politike serbe, sa kanë garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Lista Serbe, besohet se ka fituar 9, kurse Partia e Pavarur Liberale një ulëse në Kuvend.

Komuniteti serb ka 10 ulëse të garantuara në Kuvend si dhe dy poste ministrore dhe disa poste nën-ministrore në Qeveri.

Ndërhyrjet e Beogradit gjatë fushatës në zonat e banuara me serbë në mbështetje të Listës Serbe, janë potencuar nga diplomatët ndërkombëtarë dhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian, si cenim i besueshmërisë së procesit të votimit në këto mjedise.

Sidoqoftë, Lista Serbe, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, pavarësisht se cili bllok politik nga forcat politike shqiptare do ta formojnë Qeverinë e ardhshme, pritet të jetë pjesë e Qeverisë, sikurse edhe pakicat tjera joserbe.

Tags: albanian
Previous Post

Ky është numri i lindjeve dje në gjinekologji

Next Post

Komuna e Agim Bahtirit zhytet në borxhe

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Komuna e Agim Bahtirit zhytet në borxhe

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.