Hoti, në Facebook ka thënë se lista nuk është zyrtare.
Ai ka thënë se një listë e tillë nuk është përfunduar ende, dhe se do të bëhet publike sapo të jetë e përfunduar.
“Lista e publikuar nëpër media me emrat e deputetëve të VETËVENDOSJE!’s nuk është zyrtare. Duke pasur paraysh se ende nuk ka përfunduar numërimi votave, lista ende nuk është gati. Sapo të jetë gati do ta bëjmë publike”, ka shkruar ai.























