Këto komente ai i bëri në një intervistë për të përjavshmen” Vranje “, në numrin e saj më të ri që del në shitje nesër.
Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti ka thënë se nevojitet një dialog i brendshëm në të dyja vendet dhe ka shtuar se ai nuk është kundër pajtimit.
“Ky dialog krijon përshtypjen e normalizimit të marrëdhënieve, por në fakt vetëm ka thelluar antagonizmat, ndarjen dhe ndarjet etnike – tha Kurti
Ai shtoi se Vetëvendosje në parim nuk është kundër dialogut, por kundër dialogut i cili e shndërron Kosovën në temë dhe Serbia e përcakton agjendën.






















