Në javën e kaluar, nëpërmjet procedurave të një konkursi të hapur, komisioni i Komunës së Prishtinës i përbërë nga pesë persona për “tregun e luleve” ka përzgjedhur edhe kompaninë D.P.T. “Unique Flower” me pronarë Fatbardha Mehmetukaj.
Lajmi.net ka mësuar se Mehmetukaj është Zyrtare e lartë në Komunën e Prishtinës. Zyra për informimit e Komunës së Prishtinës nuk ka dashur të përgjigjet lidhur me këtë rast.
Lajmi.net është në pritje edhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit për të parë nëse kjo situatë përbënë konflikt të interesit.
Sipas ueb-faqes së Komunës së Prishtinës, Fatbardha Mehmetukaj është punësuar në Drejtorinë për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrotje të Mjedisit, si Zyrtare e lartë për mbrojtje të mjedisit. Por, lajmi.net ka mësuar se ajo para një kohë është transferuar në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.
Ndërkaq, me 26 maj 2017, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nxjerr vendim për caktimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave për përzgjedhjen e bizneseve për ‘tregun të luleve’.
Komisioni ka qenë i përbërë nga kryesuesi, Drejtori i planifikimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Prishtinë, Genc Bashota, anëtarë, Diellza Kelmendi, zyrtare në Zyren e kryetarit Shpend Ahmeti, anëtarë Fexhri Hyseni zyrtarë komunal, dhe nga anëtarët Fanol Sadiku dhe Mimoza Sylejmani.
Detyra e komisionit ka qenë shqyrtimi i kërkesave që kanë te bëjnë me përzgjedhjen e bizneseve që merren me prodhimtarinë e luleve, të cilat do te jene pjesëmarrëse në tregun e luleve. Sipas vendimit të nxjerr, Komisioni është dashur ta informoi kryetarin e Komunës për veprimet e marra.
Në bazë të Vendimit 01-020/04-0124653/17 të datës 26/05/2017 komisioni i caktuar për shqyrtimin e kërkesave për përzgjedhjen e bizneseve për tregun e luleve, ka përpiluar lisën e bizneseve të cilat i kanë plotësuar kriteret e parapara në thirrjen për aplikim.
Bizneset e përzgjedhura kanë qenë : SH.P.K “New Ventur” , N.P.T “Lulishtja Buçaj” , N.SH. “Blina & Era”, D.P.T. “Unique Flower” , SH.P.K “Andra” , N.T.P. “Las Pallmas” , N.P.T “Parajsa” , N.SH “Stublla-Comm, N.P.SH. “Ana Farm”, N.P.T. “Agro Coop” , N.T.SH. “Etno-Art”.
Lajmi.net ka gjetur se biznesi i zyrtares komunale “Unique Floëer” si datë të aplikimit dhe datë të konstituimit në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) e ka datën 5.08.2015. Biznes me këtë datë të aplikimit dhe konstituimit në ABRBK, rastisë të jetë edhe fituesi tjetër i një kamp shtëpize, kompania “Blina&Era”, por që për pronare ka Florina Makollin.
Ndërkaq, lajmi.net ka parë se Selami Stublla, pronarë i biznesit N.SH “Stublla-Comm”, qe e ka fituar një vend për të bërë tregti, kohëve të fundit ka shfaqur militantizëm në rrjetet sociale për Lëvizjen Vetëvendosje, konkretisht për Dardan Molliqaj.





























