Së fundmi është kapur me pantallonat e kreut të PD-së, Lulzim Basha, që mesa duket për syrin e Ramës nuk janë në stil të një politikani aktual, por një kooperativisti të vjetër.
“I kam thënë Lulit mos u vish si llogaritar kooperative. Sot ishte vesh me pantallona të zeza. Lulzimi nuk është gati për të kuptuar se çfarë i duhet këtij vendi. Është siç i thonë fermerët e Shqipërisë së mesme, ‘shalqi me provë’. E çuan katër vjet në krye të bashkisë së Tiranës dhe larg qoftë ta provojmë prapë atë shalqi. Lulzimi nuk rregulloi dot as sahatin e Tiranës për katër vjet.”, tha Rama teksa ftoi të gjithë që të votojnë për numrin 2 në 25 qershor.






















