“Do të përfaqësohemi si grup parlamentar në Kuvend. Ne do të vazhdojmë që të jemi në PAN, si dhe ta mbështesim Ramush Haradinajn për kryeministër të vendit. Por që në Kuvend do të përqafësohemi si grup i vetëm parlamentar, kjo është e natyrshme”, ka thënë Sherifi.
Tutje ai u shpreh se beson që PAN-i brenda një afati shumë të shkurtër do ta formojë Qeverinë e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn për kryeministër.
Nisma për Kosovën ka njoftuar se do t’i ketë së paku tetë deputetë në Kuvend, por Sherifi tha se janë në pritje edhe të deputetit të nëntë.























