Zgjedhjet nacionale do të mbahen në shtator, në Gjermani, andaj ndërhyrja në votime është një shqetësim për vendet e BE-së, pas akuzave të Shteteve të Bashkura ndaj Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA.
Ministrat e Jashtëm të BE-së u pajtuan për të ashtuquajturat masa kufizuese duke përfshirë ndalim të udhëtimit, dhe ngrirjen e aseteve.
“Ky vendim i përbashkët ndaj aktiviteteve kibernetike do të jetë në përputhshmëri me kohëzgjatjen, intensitetin, kompleksitetin dhe ndikimin e aktivitetit kibernetik”, kanë deklaruar këto vende.
Intelegjenca britanike u ka thënë politikanëve të mbrohen nga këto sulme, derisa qeveria franceze hoqi dorë nga planet për lejimin e qytetarëve të saj jashtë vendit, për të votuar në mënyre elektornike, në zgjedhjet legjislative të së dielës për shkak të rrezikut të sulmeve kibernetike.






















