Pas këtij sulmi ku një furgon ka goditur disa persona në “Finsbury Park”, ka vdekur një burrë dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime.
“E dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm ndaj xhematit të xhamisë në Finsbury Park. Shprehim keqardhje për të gjithë ata që janë prekur nga ky sulm si dhe familjet e tyre”, ka shkruar Greiçevci në Facebook.






















