Ministria e Sigurisë Publike ka thënë se sulmuesi i dyshuar, një 22 vjeçar i identifikuar si Xu, ka qenë në mesin e personave të vrarë gjatë shpërthimit në qytetin lindor, Fengxian.
Është thënë se Xu ka braktisur shkollën për shkak të disa çrregullimeve të sistemit nervor, njofton rel.
Hetuesit kanë gjetur afër shtëpisë së tij materiale për krijimin e bombave si dhe kanë parë mbishkrimin “vdekje”, të shkruar në mur.
Autoritetet kanë thënë se 65 persona janë lënduar, tetë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.






















