“Takimi ynë ka pasur në epiqendër Greqinë dhe ishte vendimtar për programin, ndaj unë ndjehem I kënaqur të njoftoj se ne kemi arritur një marrëveshje për të gjitha elementet dhe kushtëzimin e strategjisë së borxhit, për të ecur përpara”, tha Jeroen Djisselbloem, president i Eurogrupit.
Në bazë të marrëveshjes me kreditorët, Greqia do të duhet të ketë teprica primare të shkallës 3.5%, deri në vitin 2022, ndërsa për vitet 2023-2060, kjo tepricë duhet të jetë nga 2% e lart. Shefja e FMN Christine Legarde ka sqaruar se FMN do të marrë pjesë në programin grek vitin tjetër, kur reformat të kenë sjellë një rezultat akoma më të mirë dhe të sqarohen më shumë hollësitë për procedurën e lehtësimit të borxhit grek.
Gjithashtu, Eurogroupi ka njoftuar se ka zgjatur kohën e pagesës së borxheve të Greqisë, ndaj Mekanizmit Financiar të Stabilitetit Europian, nga 0 deri në 15 vjet.























