I bënë qindra kilometra rrugë për të arritur në Prishtinë.
Shqiptarë nga Shkodra, Dibra, Vlora, Gjirokastra e Tirana u pritën nga kosovarët, për të vazhduar rrugën edhe për pak minuta deri në Gazimestan.
Cak i tyre është vendi ku thuhet se u bë Beteja e Kosovës para 628 vjetëve, njofton Klan Kosova.
Por ata u ndalën dhe nuk u lejuan që të vazhdojnë më tutje.
Megjithatë, aktivitetin e zhvilluan në një fushë afër monumentit të Betejës së Kosovës.
E qëllimi i tyre është që të zbardhin historinë, që sipas tyre të manipuluar nga serbët.
https://www.youtube.com/watch?v=sZFqbRiRPi4&feature=youtu.be























