Për shkak të këtyre punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm të Shtunën që nga ora 04:00 – 19:00 në rrugen Agim Ramadani, lagjen Ulpiana, lagjen e Muhagjereve, Dardania (objektet e mëdha afër Postës dhe Termokosit) dhe një pjesë të lagjes së Spitalit.
Këto punime janë duke u bërë në kuadër të projekteve investive nga KRU “Prishtina”sh.a me qëllim të ngritjes së kapaciteteve që ka.
KRU “Prishtina” sh.a. vazhdon të jetë e përkushtuar maksimalisht në ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve tona, andaj kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët tanë.























