Një shqiptar që jeton në Londër ka rrëfyer për BBC tmerrin që ka parë. Saimir Lleshi dhe Eliane Lara jetojnë në një banesë pranë kullës rezidenciale “Grenfell” që u përfshi nga flakët.
Ata i thanë gazetares së BBC, Claire Heald, se u zgjuan rreth orës 01:30 të mëngjesit nga të bërtiturat e njerëzve të cilët kërkonin ndihmë.
“Ishte shumë shqetësuese duke dëgjuar britmat e tyre. Zjarri u përhap me shpejtësi”, thanë ata.
Saimir Lleshi dhe Eliane Lara shikonin nga banesa e tyre se si flakët e zjarrit përhapeshin me shpejtësi në kullën 24-katëshe.
Ata rrëfejnë se panë skena të tmerrshme, njerëz që përpiqeshin të dilnin nga dritaret me çarçaf. “Fëmijët tanë u tmerruan, po mundoheshim që t’i qetësonim”, thotë Saimir Lleshi.






















