Kjo organizatë ka bërë të ditur se të paktën 17 punëtorë kanë vdekur në vendet punuese.
“Punëtorët e ndërtimit në stadiumet për kampionatin e Kupës së Botës përballen me shfrytëzim dhe abuzim, dhe FIFA nuk ka treguar ende se mund të monitorojë, parandalojë dhe përmirësojë këto çështje”, ka thënë drejtoresha e organizatës me bazë në Nju Jork, Jane Buchanan.
Megjithatë, FIFA nuk është pajtuar, ndonëse ka thënë se ekzistojnë disa “mospërputhje në standardet të punës” në vendet e ndërtimit në Rusi, shkruan REL.
FIFA po ashtu ka thënë se autoritetet ruse “kanë përgjegjësinë për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe të punës në territorin e tyre dhe për të siguruar që kompanitë e ndërtimit të mbajnë përgjegjësinë e tyre”.
Rusia do të organizojë kampionatin për Kupën e Botës, në futboll, verën e ardhshme në 12 stadiume të shpërndara nëpër 11 qytete, duke përfshirë Moskën, Shën Petersburgun dhe Soçin.
Komiteti i organizimit të Kupës Botërore në Rusi nuk ka komentuar lidhur me këtë çështje.






















