Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur kur një veturë e cila ishte duke lëvizur në një rrugë një kahëshe nga ana e kundërt ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Nga ky aksident kanë pësuar tre qytetarë, një veturë e parkuar; disa karrige dhe një tavolinë e një pastiçerie dhe në fund mjeti ka përfunduar në një shtyllë elektrike prej betoni.
Bëhet e ditur se dy personat e lënduar lehtë në këtë rast , pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi ndërsa i treti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.
Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes. Shoferi i dyshuar është ndaluar dhe po mbahet në masën e arrestit policor.






















