Kryeziu ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti që të marrë masa ndajë punëtorëve, të cilët sipas tij, nuk kanë qenë në vendin e punës kur ai ka shkuar për të nxjerr një dokumente ne Komunë.
“I nderuar kryetar Shpend Ahmeti. Ne i kemi kritikuar gjithnjë këto sjellje si te pa pëlqyera, ju lutemi te keni vëmendjen. Ne komunën e Prishtinës, njerëzit presin ne radhe me ore te tera për një dokument, ndërsa punëtorët janë jashtë, pine cigare e kuvendojnë me ore te tera. Shpresoj te ngritët një komision dhe ti hetoje këta punëtore!”, është shprehur me revoltë në facebook regjisori Kryeziu.























