Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka pasur një straf të tërë të angazhuar në këtë proces, të cilët janë paguar me kontratë për shërbime të veçanta. Por, veçmas për informimin e publik KQZ ja e ka realizuar një tender në vlerë prej 235 mijë euro. Tenderi është quajtur “Informimi publik për zgjedhjet e parakohshme” dhe kontraktues ka qenë kompania Trigger L.L.C.
Informimi është bërë nëpërmjet videove.
KQZ-ja i është qasur zgjedhjeve të jashtëzakonshme me 27 tender. Tenderët janë të vlerave të vogla dhe të mesme. Totali i këtyre kontratave është 1 milion e 72 mije euro. Veçmas, para të mëdha janë shpenzuar edhe për pagat dhe mëditjet të zyrtarëve të angazhuar nga KQZ-ja.
Ndryshe, lidhur me numrin e madh të votave të pavlefshme, Valdete Daka është arsyetuar me kohën e shkurtër që kishin në dispozicion për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Kjo ndodhë gjithmonë kur kemi afate të shkurta; mosinformimi i duhur, apo edhe siç thuhet edukimi i votuesve të rinj, sepse kemi pasur më shumë se 100 mijë votues të rinj dhe besoj që shumica prej tyre nuk e kanë pasur shumë të qartë se si duhet të votohet dhe kjo është njëra prej arsyeve”, ka thënë Daka.
Zgjedhjet e 11 qershorit, në përgjithësi deri më tani janë vlerësuar të suksesshme, përjashtuar disa vërejtje që janë dhënë në lidhje me listën e pa përditësuar të votuesve dhe disa parregullsive, por të cilat sipas vëzhguesve, nuk kanë ndikuar në proces.
Këto zgjedhje, pritet të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, nga i cili më pas do të formohet edhe Qeveria e ardhshme e Kosovës.






















