Ai ka thënë se fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e kërcënojnë Serbinë.
“I ashtuquajturi koalicion i luftës ose i veteranëve, i cili ka fituar shumicën në zgjedhjet në Kosovë është grup që hapur kërcënon serbët, dhe kjo do të na krijojë shumë probleme” ka thënë Vuçiq, shkruan Tanjug.
Ai gjithashtu ka thënë se koalicioni në Prishtinë tani ka kundrejt vetes një bllok të unifikuar të përfaqësuesve politikë të serbëve, të cilët sipas tij do të mbrojnë interesat e Serbisë dhe serbëve.























