Limaj i ka ftuar qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhje.
“Shfrytëzoj që të gjithë qytetarëve të Republikës t’iu uroj këtë ditë, besoj që është një ditë për tu uruar.. Shpresoj që në mbrëmje në kutitë e votimeve zgjidhja që kanë bërë qytetarët të jenë zgjidhje për problemet e Kosovës. Zgjidhja u takon qytetarëve dhe qytetarët e Kosovës e dinë më së mirë se cila është ajo”, ka deklaruar ndër të tjera Limaj.























