Sipas aktakuzës, i pandehuri me datë 9 nëntor të vitit 2015 rreth orës 14:30 në bjeshkët e Strellcit të komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore e kishte privuar nga jeta Donjeta Pajazitajn. E ndjera në atë kohë ishte duke shkuar në punë në këmbë.
Naser Pajazitaj, kishte qenë me veture në atë kohë, e kishte marrë të ndjerën dhe kishte dërguar në bjeshkët e Strellcit duke e goditur me dy plumba në kokë. Pas vrasjes së të ndjerës, Naser Pajazitaj e kishte mbuluar trupin e saj me disa drunjë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Trupi i Donjeta Pajazitajt, kishte qëndruar aty për më shumë se një muaj.
Lidhur me këtë çështje, prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.
24 vjeçarja nga Strellci është vrarë në nëntor të vitit 2015.























