Ai ka thënë se dy projekte kryesore të këtij subjekti gjatë mandatit qeverisës do të jenë investimet në bujqësi dhe fondi i vetpunësimit.
“Nisma për Kosovën do të angazhohet për investimet në bujqësi dhe fondin e vetpunësimit. Këto janë dy projektet ktyresore. Në Kosovë nuk do të ketë asnjë familje pa e pasur një të punësuar. Nuk është premtim por obligim i yni dhe qdo Qeverie që udhëheq vendin e vet”, tha Limaj në Prizren.
Prezent në manifestimin e mbajtur në qendër të qytetit ishin edhe kandidatët për deputetë, kurse reshjet e shiut bën që tubimi të mbyllet më shpejt se që ishte planifikuar.
Nisma në zgjedhjet e 11 qershorit është në koalicion me PDK-në dhe AAK-në.























