Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të merr vendime të mëdha në të mirë të qytetarëve.
“Fillimi i Ri do ta fuqizojë shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës që askush të mos e cenojë. Ky është amanet i gjithë atyne që ranë për lirinë e vendit”, tha Veseli, transmeton lajmi.net
“Fillimi i Ri do të bëj që të gjithë resurset tona t’i orientojmë kah pjesa e zhvillimit ekonomik. Bujqësisë do të dyfishohet buxheti, e gjithashtu do të rritet edhe punësimi”, shtoi lideri i PDK-së.
Ai gjithashtu bëri të ditur se programi i PDK-së ka synim që të fuqizojë gruan, dhe tu jepen pozita të rëndësishme për Kosovën.
Në këtë takim ishin edhe kandidatët e PDK-së për deputetë nga rajoni i Skënderajt.






















