Sot jam takuar me Ali Ahmetin, Zijjadin Selën dhe përfaqësuesit e Lëvizjes BESA për të finalizuar bisedimet për përbërjen e re të Qeverisë. Bisedime janë nga përfundimi por se ende nuk mund të flasim për përbërje të Qeverisë. Presim që të gjitha partitë të jenë pjesë e Qeverisë por kjo do të kuptohet nesër ose më së voni deri të dielën. Edhe nesër do të ketë takime me partitë nëse Kongresi i LSDM-së përfundon me kohë si është paraparë, nëse jo atëherë bisedimet ndërpartike do të vazhdojnë të dielën në mëngjes”, tha Zaev.
Përndryshe, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu pas takimi të liderit të kësaj partie, Bilall Kasami me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev është shprehur se ende nuk ka marrëveshje ndërmjet partive dhe se nuk largohen nga kërkesat të cilat ia kanë parashtruar LSDM-së si kusht për pjesëmarrje në Qeveri.
Ndërsa sot në selinë e LSDM-së u mbajt takim mes liderit të socialdemokratëve, Zoran Zaev dhe kryetarëve të BDI-së Ali Ahmeti dhe të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ku siç thuhet, janë dakorduar hollësirat e fundit për përbërjen më të re qeveritare.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit tha se ata dhe palët tjera janë të interesuara që sa më shpejtë të përfundojë ky kapitull dhe të formohet qeveria e re.
Lidhur me Lëvizjen Besa, Ahmeti tha se ai nuk ka njohuri mbi zhvillimet e bisedimeve mes tyre dhe LSDM-së, sepse siç tha, ata po bisedojnë veçmas prej tyre.























