Ai, në organizimin me të rinjtë e kryeqytetit, ka thënë në fund se jo rastësisht numri rendor i PDK’së në zgjedhje ka rënë 12. Sipas Hoxhajt, më 11 qershor votohet ndërsa me 12 qershor festohet ‘Fillimi i Ri’.
Ndryshe, me batutë takimin e nisi edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli. Ai tha se sonte është natë e madhe dhe një natë që shënon fitoren e ‘Fillimit të Ri’.
Veseli tha se po shihet një entuziazëm i madh për fitoren e PDK-së dhe realizimin e platformës qeverisëse nuk ka askush që e pengon.






















